Kamëz/ Miratohet buxheti për 2020, në fokus ndërtimi i institucioneve arsimore

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/- Bashkia e Kamzës miratoi sot buxhetin për vitin e ardhshëm.

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli thotë se institucioni që ai drejton do të fokusohet tek ndërtimi i çerdheve, kopshteve dhe shkollave të cilat deri më sot sipas tij, janë lënë në harresë.

“Prioriteti kryesor do të përqendrohet tek ndërtimi i çerdheve, kopshteve e shkollave, të cilat deri më sot ishin lënë totalisht në harresë. Gjithashtu, ndër prioritetet e listuara janë infrastruktura dhe vëmendja që do t’i jepet në mënyrë të pakushtëzuar në çdo aspekt të rinjve të Kamzës”, -bën të ditur Suli.

Ai informoi po ashtu se çdo sektori dhe çdo qytetari të Kamzës do t’i ofrohet shërbimi dhe përkushtimi i duhur. z.tosku/ /a.a/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.