Moti i keq/ Masa për eliminimin e avarive në rrjetin e energjisë elektrike

TIRANË, 22 dhjetor  /ATSH – I. Vata/-Moti i keq dhe reshjet e shiut që kanë prekur vendin tonë orët e fundit kanë sjellë defekte në rrjetin e energjisë elektrike.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deklaroi sot se si pasojë e motit të keq, ka pasur defekte në rrjetin elektrik, dhe po merren masa për eliminimin e avarive.

OSHEE po ndjek situatën e furnizimit me energji dhe nga informacionet që përcjellin dispeceritë rajonale deri në orën 09:00, raportohet për një numër të konsiderueshëm fiderash me defekt.

“Zonat më të prekura nga defektet janë rajoni i Durrësit, Gjirokastra, Shkodra e Kukësi. Defektet janë më shumë në zonat rurale. Grupet e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës”, shprehet OSHEE. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.