“Java e Kodimit”/ Studiuan në Boston dhe Gjermani, sot kthehen për të mbështetur të rinjtë shqiptarë

 TIRANË, 22 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/-  Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ishte të dielën me nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada”, dhe koduesit e nismës “Code for Albania” në “Javën e Kodimit 2019” për të diskutuar mbi rëndësinë e shkencave kompjuterike.

Gjatë takimit, Balluku u takua dhe me Joanën, që dikur ka qenë pjesë e Rrjetit Rinor të Bashkisë Tiranë, si një nga të rinjtë me rezultatet më të larta dhe sot punon pranë kompanisë Novartis në Boston të SHBA, pasi ka përfunduar studimet në Northeastern University. Së bashku me Ersejdën, një tjetër vajzë e talentuar që ka studiuar në Gjermani, ato kthehen sot në Shqipëri për t’u mësuar kodimin fëmijëve tanë

“Me nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada”, dhe koduesit e nismës “Code for Albania” në “Javën e Kodimit 2019” për të diskutuar mbi rëndësinë e shkencave kompjuterike”-, njoftoi Balluku.

“Surprizë e bukur, të takoja Joanën, që dikur ka qenë pjesë e Rrjetit Rinor të Bashkisë Tiranë, si një nga të rinjtë me rezultatet më të larta dhe sot punon pranë kompanisë Novartis në Boston të SHBA, pasi ka përfunduar studimet në Northeastern University. Së bashku me Ersejdën, një tjetër vajzë e talentuar që ka studiuar në Gjermani, ato kthehen sot në Shqipëri për t’u mësuar kodimin fëmijëve tanë”-, thekson Balluku.

“Krenare që kemi mbështetur që në fillim nismat që kanë në fokus të rinjtë e apasionuar në shkencat kompjuterike, duke kontribuar që kjo të shërbejnë si një nxitje për orientimin e sa më shumë të rinjve. Të zbulojmë potencialin e vendit tonë së bashku”-, është ftesa e Ballukut. /j.p/ 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.