Agjencia Telegrafike Shqiptare

BERLINALE – Ku është ariu?

BERLIN, 22 dhjetor /ATSH-DPA/ – Festivali ndërkombëtar i filmit në Berlin ka publikuar posterat për edicionin e 70-të të tij, në vitin 2020, pa figurën kryesore dhe simbolin e qytetit, ariun.

Në dallim nga vitet e kaluara, arinjtë nuk shfaqen dukshëm në posterat e mrekullueshëm të Berlinales, ku dizenjatorët zgjodhën germën B, në sfond të numrit 70.

I njohur për çmimin e tij të artë me ari, festivali do të presë yje ndërkombëtarë dhe regjisorë, nga 20 shkurti deri më 1 mars 2020, nën drejtimin e Carlo Chatrian nga Italia dhe Mariette Rissenbeek nga Holanda.

“Berlinalja e 70-të duhet të jetë një fillim për zgjerimin e shkëmbimit me vende dhe institucione të tjera kulturore,” deklaruan ata duke njoftuar publikimin e posterave të rinj.

Organizatorët shprehen se festivali i vitit 2020 do të shënojë bashkëpunime të reja me kinematë, Filarmoninë e Berlinit dhe Akademinë gjermane të Filmit.

Si pjesë e numërimit mbrapsht të nisjes së festivalit, disa shfaqje filmash, koncerte, panele diskutimesh dhe ekspozita janë caktuar për në muajin shkurt./ /sara/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version