Pasojat e tërmetit/ Përjashtohen nga taksat subjektet që do shërbejnë për rindërtim

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/-  Të gjitha ndërtimet dhe rikonstruksioni i banesave të dëmtuara nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe tarifat e aplikimit të zbatueshme për lejet e ndërtimit.

Sipas Aktit Normativ të miratuar nga qeveria, përjashtohen nga taksat, tatimet dhe tarifat e aplikimit edhe të gjithë ato subjekte që do të shërbejnë për rindërtim.

Përjashtimet, sipas Aktit Normativ lehtësojnë qytetarët dhe kompanitë nga një kosto relativisht e lartë./a.gjonaj/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.