Mbi 50% e ndërmarrjeve të huaja që operojnë në vend nga dy vendet fqinje, Italia dhe Greqia

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Më shumë se gjysma e ndërmarrjeve të huaja që operojnë në vendin tonë, i përkasin dy vendeve fqinje, Italisë dhe Greqisë.

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) ka hartuar një publikim të veçantë për treguesit kryesorë të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkëta që operojnë në Shqipëri.

Sipas INSTAT-it, në vitin 2018, Italia dhe Greqia nuk zinin vetëm peshën më të madhe të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta prej 52.8%, por siguronin edhe 60.6% të punësimit që kryejnë ndërmarrjet e huaja në vendin tonë.

Po asht,u kompanitë italiane dhe greke zënë 52.3% të eksporteve dhe 53.2% të importeve të kryera nga kompanitë e huaja në vendin tone./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.