Korçë/Grabisnin banesa e biznese, arrestohet një person dhe dy shpallen në kërkim

 

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/- Një person u arrestua dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim, si  të dyshuar të vjedhjes së 8 banesave dhe bizneseve në qytetin e Korçës.

Policia e Shtetit bën të ditur sot se “u arrestua A.Z., 23 vjeç, si edhe u shpallën në kërkim shtetasit B.Q., 28 vjeç dhe I.G., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi kanë vjedhur sasi lekësh, sende apo pajisje elektroshtëpiake, ndërsa u sekuestrua një automjet i përdorur nga autorët e dyshuar”.

Sipas policisë, operacioni u zhvillua pas një hetimi 1 mujor, për zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura muajin e fundit në qytetin e Korçës.

Nga veprimet hetimore të kryera, këqyrja e pamjeve filmike dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa ngjarjeve./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.