FOTO/ Gramsh, atmosferë festive dhe dhurata për fëmijët në këtë prag festash

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/- Në kuadër të festave të fundvitit, një aktivitet i veçantë u zhvillua në qytetin e Gramshit për të gjithë fëmijët jetime.

Me një atmosferë festive dhe plot dhurata për fëmijët, në aktivitetin festiv morën pjesë edhe kryetari i bashkisë, Klodian Taçe si dhe deputeti i partisë socialiste, Anastas Angjeli.

Taçe u  shpreh se investimi më i mirë për të ardhmen janë edukimi dhe mbështetja për brezin e ri.

“Mes dhuratave dhe atmosferës së festave, fëmijët na kujtuan edhe njëherë se investimi më i mirë për të ardhmen janë edukimi dhe mbështetja për brezin e ri.
Çdo nismë dhe projekt për këtë shtresë të shoqërisë, ka mbështetjen e plotë të bashkisë”, -thotë ai. /a.a/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.