Bushati në shkollën “Skënder Çaçi”, argëtim dhe solidaritet për fëmijët e prekur nga tërmeti në këtë prag festash

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Ervin Bushati ishte sot me fëmijët e shkollës “Skënder Çaçi”, në një aktivitet të organizuar me rastin e festave të fundvitit.

“Fëmijët janë engjëj plot me dashuri. Në shkollën “Skënder Çaçi” jam i ftuar nga miqtë e mi të vegjël në koncertin e fundvitit të shkollës, ku luajtën shfaqjen “Liqeni i Mjelmave” dhe shumë pjesë të tjera, sa artistike edhe argëtuese. Me zemrën plot në këto ditë festive të fundit të vitit, falë vogëlushëve që na falin super mirësi”, tha Bushati.

Aktivitetet e organizuara nga nxënësit e shkollave dhe kopshteve me rastin e festave të fundvitit, këtë vit kanë pasur si mesazh kryesor solidaritetin me të dëmtuarit e tërmetit të 26 nëntorit.

Përveç aspektit argëtues dhe edukativ, fëmijët janë solidarizuar duke mbledhur ndihma dhe pako me dhurata për fëmijët e prekur nga tërmeti.

/m.m/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.