Agjencia Telegrafike Shqiptare

Aktivistët protestë kundër “Shengenit Ballkanik”

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/- Aktivistë të shoqërisë civile, të mbledhur te Kryesia e Kuvendit   protestuan sot për të kundërshtuar Shengenin Ballkanik.

Teksa liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Edi Rama, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanoviç po zhvillojnë në hotel “Rogner” në Tiranë, takimin e tretë rajonal për thellimin e bashkëpunimit për përshpejtimin e “Katër lirive të BE-së”, një grup aktivistësh shprehen kundër mbajtjes së këtij takimi.

Takimi i tretë rajonal i liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor për thellimin e bashkëpunimit për përshpejtimin e “Katër lirive të BE-së”, nisi sot në ambientet e hotel “Rogner” në Tiranë.

Ky takim është në vijim të dy takimeve të mëparshme të këtij niveli, të zhvilluara në Novi Sad, Serbi dhe në Ohër, Maqedoni e Veriut, ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane.

/k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version