VIDEO/Nis shembja e pallateve të dëmtuara prej tërmetit në Laç, projektohet lagje e re me kushte optimale për të gjitha familjet

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Në laç ka nisur shembja e pallateve të cilat për shkak të dëmtimeve prej tërmetit të 26 nëntorit rezultojnë të pabanueshme dhe me probleme të rënda në strukturë.

Nisjen e shembjeve të pallateve e informoi kryeministri i vendit, Edi Rama i cili thotë ndërkohë ka nisur projektimi i lagjes së re ku do të sistemohen familjet e mbetura pa strehë.

“Shemben pallatet e ndërtuar me “punë vullnetare” në Laç, ndërkohë që ka nisur projektimi i lagjes së re ku do të sistemohen në kushte optimale, të gjitha familjet e mbetura pa strehë – të cilat do të qëndrojnë në banesa me qira, deri në dhurimin e apartamenteve të reja”, -bëri të ditur Rama. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.