SIRI – OKB: Dhjetëra mijëra civilë të larguar nga bombardimet

BEJRUT, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Dhjetëra mijëra civilë janë larguar nga bombardimet e regjimit sirian dhe të aleatit rus në provincën e Idlebit (veriperëndim) që prej fillimit të javës, theksoi sot zyra e koordinimit të çështjeve humanitare të OKB-së.

“Pas intensifikimit të goditjeve ajrore dhe bombardimeve që prej 16 dhjetorit në jug të Idlebit, dhjetëra mijëra civilë janë larguar nga rajoni i Maaret al-Noomane (…) drejt veriut të provincës”, theksoi Ocha në një komunikatë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.