SIRI – Më shumë se 80 të vdekur nga luftimet e dhunshme

BEJRUT, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Më shumë se 80 persona janë janë vrarë që prej të enjtes në Siri, gjatë përplasjeve të dhunshme mes forcave të regjimit dhe grupeve të armatosura në bastionin e fundit në Damask, në veriperëndim të vendit, sipas një bilanci të ri të OJQ-së.

Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), 51 xhihadistë dhe rebelë janë vrarë gjatë luftimeve që po zhvillohen në rajonin e Idlebit.

Këto përplasje të përgjakshme, që vazhdojnë që prej mbrëmjes së djeshme, por zhvillohen pranë qytetit të Maarat al-Noomane, kontrolluar nga xhihadistët.

“Kjo valë tensionesh ka shkaktuar një valë tjetër zhvendosjesh pasi banorët e zonës po largohen në masë si pasojë e dhunës”, theksoi një korrespondent në vend.

“Pavarësisht armëpushimit të njoftuar nga Moska, bombardimet dhe luftimet kanë vrarë tashmë më shumë se 250 civilë që prej fundit të gushtit”, sipas OSDH./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.