Shpronësohen pronarët që preken nga ndërtimi i rrugës “Komuna e Parisit – Rrugë e Re Tiranë – Elbasan”

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Komuna e Parisit – Rrugë e Re Tiranë – Elbasan” do të kompensohen në vlerë të plotë, për pasurinë e llojit “truall”.

Këshilli i Ministrave miratoi fondin prej 3 626 125 lekësh lekësh për shpronësimin për interes publik të 3 pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Komuna e Parisit – Rrugë e Re Tiranë – Elbasan.

“Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 3 626 125 lekësh përballohet nga buxheti i vitit 2019, zëri “shpronësime”, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar, në programin buxhetor “transporti rrugor”. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 lekë përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Po ashtu, përcaktohet se shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.

Pronarët do të kompensohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. /a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.