SHBA – Trump përmend një marrëveshje tregtare me Kinën

UASHINGTON, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump publikoi një mesazh shumë pozitiv në rrjetin social Twitter përsa i përket avancimit të negociatave tregtare me Kinën.

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se kishte zhvilluar një disktutim shumë të frytshëm me homologun kinez, Xi Jinping pas njoftimit një javë më parë të një “armëpushimi” në luftën tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinit.

“Kam pasur një bisedë shumë të frytshme me presidentin kinez, Xi përsa i përket marrëveshjes tonë tregtare”, theksoi në Twitter drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

“Kina ka filluar blerjet në shkallë të gjerë të prodhimeve bujqësore dhe të tjera. Nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes mes dy vendeve po përgatitet. Ne kemi folur gjithashtu për Korenë e Veriut, çështje mbi të cilën po punojmë me Kinën dhe Hong Kongun”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.