Paredes më pranë “Juventusit”, gati shkëmbimi me Emre Çan

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH- A. Fortuzi/- Emri më i nxehtë për t’u transferuar te “Juventus” në merkaton e janarit, është ai i Leandro Paredes. Futbollisti që luan te “Paris Saint German”, pëlqehet nga zonja e vjetër dhe sipas shtypit sportiv në Itali, mesfushori është bërë pjesë e një tratative shkëmbimi me mesfushorin e kampionëve të italisë, Emre Çan.

“Tuttosport” i ka kushtuar të premten një shkrim kësaj tratative duke zbuluar dhe detaje mbi shifrat dhe mundësitë që kjo tratativë të kurorëzohet pozitivisht. “Të dy mesfushorët, si Emre Çan, ashtu edhe Paredes janë 25 vjeç dhe vlera monetare në tregun e futbollistëve është thuajse e njëjtë, gati 40 milionë euro. “Juventus” kërkon që pëermes ardhjes së Paredes të shtojë koloninë e argjentinasve, e cilat momentalisht përbëhet nga Dybala e Higuain. Ish lojtari “Palermos” ka luajtur me Paredes në kombëtaren argjentinase”.

“Paredes ka koleksionuar 14 ndeshje dhe 748 minuta në total. Njeh kampionatin Italian, ku ka luajtur me “Romën” dhe “Empolin”, teksa ka luajtur dhe në Angli, në Premier Ligë me “Liverpool”. Pardes nuk është i kënaqur në Francë, ashtu si dhe Emre Çan nuk është i kënaqur me performacën e tij te “Juventus” dhe shkëmbimi mes dy futbollistëve do ishte një shkëmbim mes dy të “zhgënjyerve””-, shkruan “Tuttosport”.

Sipas të përdtishmes sportive italiane, Paredes te “Juventus” do ishte zëvendësuesi ideal i Miralem Pjaniç, duke liruar nga kjo detyarë Rodrigo Bentacur, që Sarri gjithnjë e më shumë e shikon si një gjysëm anësori, duke i dhënë kompetenca si offensive, ashtu dhe defensive. Emre Çan nga krahu tjetër do të ishte një përforcim muskulor i mesfushës së “PSG”, një nga arsyet që edhe tekniku i francezëev, Tuchel e kërkon me ngulm, pasi Gjermani me origjinë turke do të përforconte më shumë mesfushën, duke i dhënë më shumë liri veprimi sulmuesve Neymar, Mbappe dhe Icardi. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.