Konfirmohet në detyrë gjyqtari i Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë, Gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Astrit Kalaja.

Kalaja, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, u hetua nga trupa e komisionarëve e kryesuar nga Olsi Komici, anëtare Brunilda Bekteshi dhe me relator Lulzim Hamitaj.

Kalaja pas mbarimit të studimeve është emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtron detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër.

Në vitin 2011 ai ka përfunduar një master në Universitetin e Tiranës dhe ka shërbyer gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor.

/gj.mima/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.