GJERMANI – Evakuohen 10 000 banorë për neutralizimin e një bombe të LIIB

LAJPCIG, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ekspertët e bombave mbyllën një pjesë të qytetit lindor të Gjermanisë, Lajpcig për të asgjësuar një bombë të Luftës së Dytë Botërore, me peshë 250 kilogramë.

Policia deklaroi se rreth 10 000 qytetarë që jetonin në zonën e përjashtimit prej një kilometri u evakuan, ndërsa ekipi nisi punën për asgjësimin e bombës.

“Fëmijët që ndodheshin nëpër kopshte u dërguan në shërbimet e urgjencës në mënyrë që prindërit e tyre të mund t’i merrnin”, deklaroi një zëdhënës.

Gjithashtu brenda zonës së përjashtimit ndodheshin edhe azile.

Bomba, një prodhim britanike, u zbulua gjatë punës në ndërtim. Fillimisht u llogarit të peshonte 150 deri në 200 kilogramë, por ishte më e rëndë nga sa u llogarit.

Një tjetër bombë e pashpërthyer me peshë 250 kilogramë u gjend në të njëjtin vend dhe u asgjësuar më 3 dhjetor. / /sara/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.