FUTBOLL – Një zog, një avion? Jo, është Ronaldo!

ROMË, 20 dhjetor /ATSH-AFP/ – Fenomenal! Ylli i Juventusi, portugezi, Cristiano Ronaldo, fitoi edhe më shumë famë nga një kërcim prej 2,56 metrash lartësi duke shënuar me kokë golin e fitores kundër Sampdorias të Xhenovas, theksoi klubi i tij në faqen e tij të internetit.

“Ndërkohë që ai u hodh në ajër, ku qëndroi përgjatë një fraksioni sekonde, Ronaldo arriti lartësinë impresionuese prej 2,56 metrash kur koka e tij preku topin”, theksoi klubi, i cili kryesoi kampionatin në sajë të këtij goli (2-1).

“Për këtë gol të 11-të me kokë, që prej kohës që luan për Juventusin, fituesi, pesë herë i Topit të Artë, është ngritur 71 centimetra nga toka”, theksoi klubi i Seria A duke shtuar se ishte një  gol me kokë i jashtëzakonshëm.

Cristiano Ronaldo, në mënyrë modeste, ka bërë një paralelizëm me legjendën amerikane të basketbollit, Michael Jordan duke publikuar disa fotografi të fluturimit të tij rrëshqitës, shoqëruar me komentin: “CR7 Air Jordan”.

Fansat në rrjetin social Twitter kanë kujtuar që Ronaldo kishte shënuar me kokë duke u hedhur 2,93 metra kundër Manchester United në 2013 dhe 2,61 metra kundër Uellsit në  2016./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.