Elbasan/ Ceremoni përkujtimore në nderim të dëshmorëve të atdheut

TIRANË, 20 dhjetor  /ATSH – I. Vata/- Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përkujtimit në nderim të Dëshmorëve të Atdheut Shejnaze Juka, Bardhyl Popa, Mustafa dhe Fehmi Kotherja si dhe në nderim të atdhetarit nga Çermenika Beg Balla.

“Atdhetari Beqir (Beg) Balla (1872-1954) lindi në Orenja të Çermenikës. Beg Balla është shkolluar në Selanik dhe Stamboll. Ai fliste dhe lexonte në mënyrë perfekte dy gjuhë të huaja, turqisht dhe greqisht. Ishte anëtar i shoqërisë “Dita” në Stamboll, nga ku krijoi lidhje me dy figurat e shquara Naim Frashërin dhe Vaso Pashën. Gjatë viteve të LANÇ u vu në mbështetje të saj pa asnjë rezervë. Në shtator 1942 zgjidhet kryetar i KANÇ për Orenjën. Më 9 shtator 1943 ishte delegate në Konferencën e 2-të të LANÇ që u mbajt në Labinot, ku u zgjodh kryetar i LANÇ për Çermenikën dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LANÇ”, shprehet ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.