TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar lidhur me betimin e 8 prokurorëve të SPAK.
Në një reagim të shkurtër, Calavera shkruan se ngritja e kësaj strukturë të Posaçme është një hap thelbësor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Mirëpresim ngrohtësisht betimin për tetë anëtarët e parë të SPAK. Një hap thelbësor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, shkruan Calavera./k.s/ /a.g/