Balla: SPAK do luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet

TIRANË, 19 dhjetor  /ATSH – I. Vata/- Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përshëndetur sot krijimin e Struktura e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

Balla thekson se SPAK do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet.

“Sot është një moment historik për Drejtësinë. SPAK do të luftojë korrupsionin në të gjitha nivelet dhe do të godasë fort krimin e organizuar. Kush bërtiste se Reforma në Drejtësi nuk po ecën përpara, apo ka ngecur, kush u përbetua se do ta bllokonte, sot ka marrë përgjigjen“ -tha ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.