“Xhungël skllevërish të pa siguruar “/Ligji antishpifje disiplinim veprimtarisë së medieve

TIRANË, 18 dhjetor  /ATSH – I. Vata/- Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se ligji antishpifje është si një kornizë ligjore për të disiplinuar xhunglën mediatike të pa regjistruar.

Rama tha se qëllimi i ligji është për të rregulluar një kornizë ligjore për të disiplinuar veprimtarinë e një xhungle.

Kryeministri thekson se janë qindra gazetarë që merren në punë të pasiguruar. “Është një xhungël skllevërish të pa siguruar që merren në punë sot dhe hidhen në rrugë nesër. Xhungël shëmbëlltyrash të pa regjistruara. Me historia të regjistruara jashtë Shqipërie”, shprehet ai.

Po ashtu Rama thekson se mediet e pa regjistruar prodhojnë dizinformim, dëshpërim dhe nuk paguajnë asnjë taks.

“Xhungël që merr para pa fund lartë e poshtë dhe nuk paguan asgjë, asnjë detyrim. Xhungël që prodhon në vijimësi urrejtje, që prodhon në vijimësi dizinformim, që prodhon në vijimësi dëshpërim”, tha ai.

Në vijim, Rama tha se “ky ligj është për shoqërinë për të lehtësuar gjithë atë koncentrat helmi që këta hedhin në gjakun e shoqërisë nga mëngjesi deri në darkë”.

“Atje jashtë është Mark Marku që jo më larg se dje, unë nuk i ndjek, por pash një  reflektim në çdo portal të “lirisë” nuk le fjalë të ndyrë në mexhlis, pa i thanë një deputeti, duke e kërcënuar se do i thyej kokën me shishe. Ky është profesori i letrave Mark Marku që duhet markuar me pullë  të kuqe kur merr përsipër të flas për lirinë, por që ka gjithë lirinë të thotë të gjithë ato që do dhe ky ligj nuk është  për deputetin që të çojë përpara autoriteti Mark Markun”, tha ai.

Rama shtoi se ky ligj është  për të garantuar që publiku të mësoj më shumë mbi ato që thuhen.

“Nëse një qytetarë lexon tërë këto të zeza ka të drejtën të dijë, janë vërtetë të tilla, jemi të gjithë këto njësoi dhe të gjithë që ne jemi në politikë janë të destinuar të kenë në kurriz atë turmë atje që  t’i ngrenë e t’i ulin, kriminel dhe hajdutë e bandit e maskarenj e të korruptuar apo secili ka të drejtë të kërkojë llogari publike për atë çfarë i thuhet”, tha ai.

Rama tha se ligji s’ka të bëjë me cenimin e lirisë së shprehjes, por të marrin përgjegjësi kur lëshojnë akuza penale apo minimalisht të japin llogari.

“Ku është këtu liria e shprehjes që po cenohet. Ku është këtu liria e opinionin që po cenohet. Këtu nuk ka lidhje fare me opinion. Por që këta të marrin përsipër në mëngjes të lëshojnë akuza penale dhe për këto mos marrin asnjë përgjegjësi, të mos japin llogari dhe të mos marrin përsipër minimalisht ta heqin vullnetarisht artikullin. Si mund ta pranojmë këtë”, tha ai. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.