UKRAINË – Skandal për një diplomat antisemit

KIEV, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme u gjend sot në qendër të një skandali pasi një gjykatë e Kievit e ka detyruar të emërojë në një post diplomatik një ish-konsull të shkarkuar vitin e kaluar për publikime antisemite.

Vassyl Marouchtchynets, 63 vjeç, ka qenë konsulli ukrainas në Hamburg, në Gjermani para se të shkarkohej në maj të vitit 2018 pas një sërë publikimesh “të turpshme”, antisemite dhe për nxitje të urrejtjes raciale në rrjetet sociale”, sipas diplomacisë ukrainase.

Sipas disa medieve, ai ka publikuar veçanërisht në Facebook deklarata fyese ndaj hebrenjve dhe ka theksuar se të qenit nazist ishte një nder.

Blogerët dhe media kanë publikuar gjithashtu një foto me origjinë të panjohur, mbi të cilën ai shihet të pozojë me një tortë ditëlindjeje në formën e librit “Mein Kampf” të Adolf Hitler.

Ish-konsulli kundërshtoi shkarkimin e tij në drejtësi dhe e fitoi çështjen e tij në nëntor.

“Në kundërshtim me këtë vendim, diplomacia ukrainase theksoi në një komunikatë se ishte e detyruar të pajtohej me të” ndërsa specifikoi se ajo paraqiti një ankesë në Gjykatën e Lartë për të marrë anulimin e tij./ /ec/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.