STRASBURG – Der Leyen: Një “no deal” ndikon më shumë te Londra sesa te BE

STRASBURG, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Një mungesë e marrëveshjes, thënë ndryshe një “no deal” mbi marrëdhënien e ardhshme mes Bashkimit Europian dhe Londrës do të ketë më shumë ndikim në Britaninë e Madhe se mbi europianët, theksoi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

“Nëse ne nuk mund të arrijmë marrëveshje deri në fund të vitit 2020, ne do të jemi sërish pranë një rreziku”, deklaroi ajo.

“Kjo do të dëmtonte hapur interesat tona. Por, kjo do të kishte më shumë ndikim mbi Britaninë e Madhe sesa mbi ne”, nënvizoi Von der Leyen përballë eurodeputetëve në Strasburg./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.