Seanca plenare e Kuvendit, miratohen disa projektligje dhe akte normative

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Kuvendi sot miratoi me 88 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 90 vota pro edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 89 vota pro projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

Kuvendi miratoi me 86 vota pro projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 84 vota pro projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.

Kuvendi miratoi me 83 vota pro projektligjin “Për një ndryshim në ligjin “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 77 vota pro projektligjin “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.

Kuvendi miratoi me 97 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e Memorandumit të Mirëkuptimit, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

Kuvendi miratoi me 97 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2018, për projektin “Menaxhimi i modernizuar i mbetjeve dhe ekonomia ricikluese në respekt të mjedisit (DKTI).

Kuvendi miratoi me 99 vota pro projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2018 për projektin “Programi për Infrastrukturën Komunale V”.

Kuvendi miratoi me 92 vota pro projektvendimin “Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”.

Kuvendi rrëzoi me 82 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11343, datë 6.11.2019 “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 71/2019 “Për Korporatën e Investimeve Shqiptare”.

Kuvendi rrëzoi me 83 vota kundër dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11367, datë 25.11.2019 “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 75/2019 “Për rininë”.

Kuvendi miratoi me 72 vota pro shkarkimin e Arben Malaj nga Këshilli i Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

Kuvendi miratoi me 100 vota pro aktin normativ “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro aktin normativ “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore tërmetit të datës 26.11.2019”.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.