Ndahet nga jeta aktorja Mira Minga

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Është ndarë nga jeta aktorja e dashur për publikun, Mira Minga Jupi. Lajmin e trishtë e konfirmoi edhe mikesha e saj, Shegushe Bebeti, e cila njoftoi se aktores nuk do t’i jepet lamtumira e fundit në atdhe.

Aktorja jetonte prej 19 vitesh në SHBA, ku ndërroi dhe jetë.

Mira Minga është e njohur për publikun për rolin e ‘Kotes’, në filmin “Përrallë nga e kaluara”. Ajo ka luajtur për herë të parë edhe “Pinokun”, ndërsa numëron edhe një numër rolesh të tjera në kinematografinë shqiptare. /j.p

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.