Mbi 20 mijë objekte të inspektuara në tri qarqe/ Grupet e ekspertëve vijojnë punën në terren, të dhënat raportohen në kohë reale

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ – Inxhinierët, strukturat shtetërore po vijojnë punën në terren në inspektime dhe verifikime të objekteve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit që preku 3 qarqe të vendit tonë.

Të dhënat e fundit të inspektimit përbërë nga 100 grupe me inxhinerë shqiptarë dhe të huaj tregojnë se janë inspektuar dhe vlerësuar 20,037 objekte. Nga ky numër, me dëmtime të rënda të klasifikuara si të pabanueshme janë 2,752 banesa.

Referuara qarqeve përkatëse, inspektorët kanë shënuar përfundimin e verifikimeve dhe inspektimeve për 10,867 objekte në qarkun Durrës, 8,163 në Tiranë dhe 1007 objekte banimi në qarkun Lezhë.

Puna vijon intensivisht në këto qarqe dhe përmes aplikacionit në tableta, inspektorët dhe grupet e punës në terren hedhin në kohë reale çdo inspektim ku pas verifikimeve përkatëse përcaktojnë dhe shkallën e dëmit që ka pësuar objekti.

Në Qarkun e Durrësit janë inspektuar 10,867 objekte, në Qarkun Tiranë janë inspektuar 8,163 objekte ndërsa në Qarkun Lezhë janë inspektuar 1007 objekte.

Në fund të janarit 2020 do të finalizohet Raporti i Vlerësimit sipas metodologjisë së miratuar nga BE-ja, BB-ja dhe OKB-ja (Raporti i Vlerësimit të Nevojave Post-Tërmet). Deri tani është përcaktuar ekipi i përbashkët i përbërë nga ekspertë të këtyre institucioneve ndërkombëtare si dhe drejtues të 14 institucioneve tona si dhe janë përcaktuar qartë fushat që do të mbulojë ky raport. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.