KIRGISTAN – Një kafene për mobilizim kundër korrupsionit?

BISHKEK, 18 dhjetor /ATSH-AFP/ – Fytyra e tij gjendet te filxhanët, tualetet dhe shkumën e kapuçinos: ish-zëvendësshefi i doganave i Kirgistanit është shndërruar, në kafenenë “Kommouna” të Bishkekut, në simbolin e dekurajimit përballë një korrupsioni endemik.

Nëse akuzat kundër Raimbek Matraimov, në qendër të një skandali për korrupsion, sipas një hetimi të fundit të disa mediave, kanë nxitur mobilizimin në kryeqytetin kirgiz, ka qenë  një denoncues origjina e këtyre zbulimeve, i cili u vra në Turqi më 10 nëntor.

Përballë këtij shtypi të keq, ish-zyrtari i doganave paditi filialin kirgiz të radios amerikane RFE/RL dhe portalin Kloop.kg për publikimet e tyre.

Por, gjithashtu, edhe Chirine Aitmatovën, një ish-deputete, kafeneja e të cilës “Kommouna” është seli e organizatës antikorrupsion ”Oumout-2020”, ku fytyra e Matraimov shfaqet kudo.

Militantët e kësaj lëvizjeje kanë arritur të mbledhin deri më 25 nëntor qindra persona në rrugët e Bishkekut dhe shpresojnë të jenë akoma më shumë sot.

Në protestën e muajit të kaluar, manifestuesit mbanin në duar karikatura me fytyrën e ish-zyrtarit të doganave, që ka ende influencë pavarësisht shkarkimit të tij në fund të vitit 2017.

Pas publikimit të hetimit nga RFE/RL dhe Kloop në fund të nëntorit, një hetim kriminal u hap dhe Raimbek Matraïmov u mor dy herë në pyetje.

Në këtë hetim ai u shpall i pafajshëm dhe deri tani nuk është akuzuar.

Shërbimi doganor përgënjeshtroi çdo përvetësim nga ana e tij dhe theksoi se personi në fjalë nuk punonte më atje./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.