Hapat në rrugën e integrimit dhe Konferenca e Donatorëve për Rindërtimin, Rama takon komisionerin për Zgjerim të BE-së

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama takoi pasditen e sotme në Romë, komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi.

“Takimi me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, për të diskutuar organizimin e Konferencës së Donatorëve në funksion të Rindërtimit dhe hapat e mëtejshëm në rrugën e integrimit europian”, theksoi Rama.

“Jam shumë i lumtur që m’u dha mundësia të vij këtu dhe takohem me ju të gjithë, por është njëkohësisht prioriteti im për t’u takuar me ju personalisht, pasi kemi disa tema për të diskutuar. Prandaj mendova se është mirë të takoheshim tani”, tha komisioneri për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi në nisje të takimit me kryeministrin Rama.

Rama e falënderoi komisionarin për vizitën në këtë moment si dhe e uroi për punën e re, pasi, siç tha ai “ndoshta nuk është koha më e përshtatshme për këtë punë”.

“Ne e morëm me shumë kënaqësi lajmin që ju jeni emëruar në postin e Komisionerit të ri”, tha kryeministri. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.