Ekspertët/1 në 3 aksidente, drejtuesit e mjetit nën efektin e alkoolit
Axhencia Telegrafike Shqiptare
TIRANË, 18 dhjetor/ATSH/ Shumica e aksidenteve nën efektin e alkoolit ndodhin 5 kilometra pas fillimit të udhëtimit.
Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se 1 në 3 aksidente me pasoja për jetën, shkaktohet nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit.
“Alkooli ndikon në përqendrimin tuaj. Edhe një gotë me pije alkoolike mund të sjellë pasoja të paparashikuara. Mos lejoni të afërmit tuaj të drejtojnë automjetin në gjendje të dehur. Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur dënohet me ligj”, -thonë ekspertët.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.