​Marrëveshja për koalicion, Kurti pret mbledhjen e LDK-së

PRISHTINE, 18 dhjetor /ATSH/ -Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se sot mbetet të shihet nëse thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nga Isa Mustafa, do të betonojë marrëveshjen për koalicion.

Lideri i VV-së tha se ka besuar se do të takohet me Isa Mustafën këtë javë, mirëpo, shton se nuk do që të ndërhyjë te LDK-ja që sot e ka thirrur mbledhjen e Këshillit.

“Unë me siguri që kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo, nuk dua që të ndërhyjë te LDK-ja e cila mësova se ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm si organi më i lartë. Ne në VV besojmë se thirrja e këshillit në subjektin tonë duhet të mbahet pas marrëveshjes, jo para marrëveshjes”, tha Kurti.

Kurti tha se  Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm pas marrëveshjes./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.