Solidaritet pas tërmetit/ Nxënësit e shkollës “Sabaudin Gabrani” i bashkohen nismës “Operacioni Kutia”

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/ Nxënësit e shkollës “Sabaudin Gabrani” iu bashkuan nismës “Operacioni Kutia” në ndihmë të moshatarëve të tyre që janë prekur nga tërmeti.

Në videon e publikuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nxënësit që kanë përgatitur dhuratat dërguan edhe një përshëndetje për fëmijët të cilët do të marrin këto dhurata.

“I dashur shoku im të uroj nga zemra një vit të mbarë. Uroj që 2020 të jetë viti i plotësimit të dëshirave të tua. Shpresoj që kjo dhuratë të të pëlqejë shumë. Me shumë dashuri nga nxënësit e shkollës “Sabaudin Gabrani”. Pavlina, Agnesa, Arla, Xhesika dhe Roani”, -shprehen nxënësit në video.

“Të vegjël me zemër të madhe! Edhe nxënësit e shkollës “Sabaudin Gabrani” iu bashkuan nismës Operacioni Kutia  në ndihmë të moshatarëve të tyre që janë prekur nga tërmeti. Kaq shumë dashuri dhe mirësi në këtë video”, -thotë Veliaj.

Bashkia e Tiranës e lançoi nismën të shtunën, për t’i ardhur në ndihmë të fëmijëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. z.tosku/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.