BRUKSEL – BE nis përgatitjet për dy samite me Kinën

BRUKSEL, 17 dhjetor /ATSH-AFP/- Bashkimi Europian dhe Kina duan të zhvillojnë një partneritet të ri strategjik në vitin 2020, por, sipas liderëve europianë, dy palët duhet të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre të shumta politike e ekonomike.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi u prit sot në Bruksel nga presidenti i ri i Komisionit Europian, Charles Michel, me qëllim përgatitjen e samiteve të ardhshëm.

Në fakt, në vitin 2020, priten dy samite BE-Kinë, midis të cilëve një samit i veçantë, në Leipzig, gjatë kryesimit gjashtëmujor të BE-së nga Gjermania.

Charles Michel këmbënguli në nevojën për të promovuar tregtinë e lirë dhe investimet, që respektojnë rregullat e barabarta në lojë dhe reciprocitetin./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.