IZRAEL – Saar: Zgjidhja “dy shtete” një iluzion

TEL AVIV, 16 dhjetor /ATSH-DPA/- Sfiduesi i kryeministrit, Benjamin Netanyahu, në garën e ardhshme për drejtimin e partisë së djathtë izraelite “Likud”,  Gideon Saar e quajti iluzion zgjidhjen e dy shtete, sipas gazetës online “Times of Israel”.

“Kudo në botë, thonë se zgjidhja “dy shtete” për konfliktin izraelito-palestinez mbetet rruga e vetme për një marrëveshje paqeje. Unë duhet t’ju them se “dy shtete” janë një iluzion. Midis lumit Jordan dhe detit Mesdhe nuk do të ketë një shtet tjetër të pavarur”, tha Saar, gjatë fjalimit të mbajtur në një konferencë në Jeruzalem.

Si alternativë për zgjidhjen “dy shtete”, Saar propozoi autonomi dhe aleanca ekonomike midis Autoritetit Palestinez, Izraelit dhe Jordanisë./ /ervo/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.