Udhëzimi i Financave/ Organizatat jofitimprurëse gëzojnë të drejtën e rimbursimit të TVSH-së

TIRANË, 14 dhjetor/ATSH/ Organizatat jofitimprurëse mund të përfitojnë rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për grantet që marrin nga donatorët e huaj.

Udhëzimi i Ministrisë së Financave për rimbursimin e TVSH-së, për OJF që kanë lidhur një kontratë të financuar me fonde të donatorit është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Pavarësisht statusit të saj në kontratë, OJF-ja gëzon të drejtën e rimbursimit të TVSH-së së paguar në blerjen e mallrave dhe shërbimeve në kuadër të kësaj kontrate, sipas procedurës së përcaktuar në këtë udhëzim.

Në zbatim të marrëveshjeve financiare të ratifikuara nga Kuvendi ose marrëveshjeve të granteve të miratuara nga Këshilli i Ministrave, në të cilat parashikohet mospërdorimi i burimeve financiare të huaja për të paguar taksa e tatime, kur i kontraktuari/përfituesi i grantit të donatorit të përcaktuar në këto marrëveshje, është një organizatë jofitimprurëse (OJF) që ka lidhur një kontratë të financuar me fonde të donatorit, pavarësisht statusit të saj në kontratë, OJF-ja gëzon të drejtën e rimbursimit të TVSH-së së paguar në blerjen e mallrave dhe shërbimeve në kuadër të kësaj kontrate.

/a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.