RUSI – Prova e parë për akullthyesen bërthamore ”Arktika”

SHËN PETËRBURG, 14 dhjetor /ATSH-AFP/ – ”Arktika”, akullthyesja bërthamore ruse, e prezantuar si anija më e fuqishme e këtij lloji në botë dhe simbol i ambicieve të Moskës për Arktikun, është rikthyer në portin e Shën Petërburgut pas një udhëtimi provë dyditor.

E destinuar për transportin e gazit natyror të lëngshëm që prej Arktikut, kjo anije titanike është 173 metra e gjatë dhe 15 metra e lartë dhe me një ngarkesë prej 14 000 tonë.

Ajo hyri sot në mëngjes në ujërat e qytetit të dytë të Rusisë në drejtim të kantiereve detare të Balltikut, ku është ndërtuar.

”Dy ditët që ‘Arktika’ ka kaluar në det kanë shërbyer për të testuar algoritmet për funksionimin e anijes”, theksoi në një komunikatë, Moustafa Kachka, drejtor i ”Atomflot”, kompania përgjegjëse për flotën e akullthyeses ruse.

Inauguruar në vitin 2016, ajo është pjesë e një projekti global, i destinuar për të mundësuar navigime për gjithë vitin përmes kalimit në veriperëndim, që lidh oqeanin Atlantik me oqeanin Paqësor, përmes Arktikut./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.