Ngjyra dhe gëzim në kopshtin e ngritur për fëmijët e Durrësit


TIRANË, 13 dhjetor/ATSH/ Ngjyra dhe gëzim në kopshtin e ngritur për fëmijët e strehuar në Durrës, ku mundësohen të gjitha kushtet për t’u argëtuar prej mëngjesit deri në pasditen e vonë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një kronikë të ERTV-së, e cila ishte pranë ambienteve të përshtatura për fëmijët e strehuar në Durrës.

Zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, përgjegjëse për strehimin e banorëve të dëmtuar nga tërmeti në Durrës, ishte pranë këtyre fëmijëve të cilëve u janë siguruar të gjitha kushtet në ambientet ku janë strehuar.

Lojëra, argëtim, muzikë e pikturë janë disa prej aktiviteteve që ushtrohen në këto ambiente ku fëmijët kalojnë ditën, ndërkohë që marrin edhe shërbimet e specializuara të psikologut./m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.