Bebe Rexha mbledh gati 100 mijë dollarë, ndihmë për të prekurit nga tërmeti

TIRANË, 13 dhjetor /ATSH/ Këngëtarja Bebe Rexha vazhdon të bëjë apel për mbledhjen e donacioneve për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Deri tani ajo ka grumbulluar së bashku e fansat e saj 99 187 dollarë. Ndërsa tha se kanë mbetur edhe pak për të arritur shumën prej 100 000 dollarësh.

Këngëtarja bëri publike statusin në rrjetet sociale, ndërsa kërkoi nga fansat që të vazhdojnë të kontribuojnë për të ndihmuar familjet shqiptare.

Bebe Rexha, që në fillim të tragjedisë, doli përkrah shtetasve të saj dhe nuk ngurroi të udhëtonte drejt Shqipërisë nga SHBA duke anuluar axhendën e ngjeshur atje.

Bebe vizitoi dy familje të prekura nga tërmeti dhe u premtoi se do u ndërtonte shtëpitë.

Ndërkohë edhe Rita Ora ka marrë përsipër ndërtimin e një banese të re në një fshat të Tiranës.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.