Fier/ Goditet rasti i dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, ndalohen 27 shtetas irakianë

TIRANË, 12 dhjetor  /ATSH – I. Vata/- Policia e Fierit, godet një tjetër rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapen 27 shtetas Irakian.
“Në kuadër të operacionit rajonal “Joint Action Days” për luftën ndaj trafikut të qenieve njerëzore në Ballkan, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë intensifikuar kontrollet në akset rrugore Fier-Gjirokastër, Fier-Vlorë dhe Fier-Tiranë”, shprehet policia.
Po ashtu bëhet e ditur, se “Si rezultat i këtyre kontrolleve të ushtruara, janë kapur 27 shtetas irakianë që kishin destinacion final vendet e BE-së”.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i drejtuesit të automjetit tip autobus, shtetasi: S. P., 54 vjeç, banues në Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.