Qeveria shqiptare miraton memorandumin e mirëkuptimit me SHBA për sigurinë 5G

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Këshilli i Ministrave ka miratuar sot memorandumin e mirëkuptimit me qeverinë e SHBA-ve për sigurinë 4G dhe 5G.

Në vendimin e publikuar bëhet e ditur se “me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave miratoi në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G”.

Ku vendim hyn në fuqi menjëherë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.