Marrëveshje me SHBA për rrjetin 5G/ Braçe: Zhvillim i rëndësishëm teknologjik, ekonomik dhe social

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ – Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të qeverisë që miratoi marrëveshjen me SHBA-në për rrjetin 5G në Shqipëri.

Braçe thotë se, rrjeti 5G është një zhvillim i rëndësishëm teknologjik dhe mbështetet edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke garantuar qytetarët për sigurinë.

“Po, do te kemi rrjetin 5G në Shqipëri! Si zhvillim shumë i rëndësishëm teknologjik, ekonomik, social! Por konkurrues, i sigurt për qytetaret e jetën e tyre, në respekt të lirive dhe shtetit ligjor! Sot miratuam memorandumin e përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetur fort në këto parime! Bashkë me SHBA-në kemi vendosur të tashmen e të ardhmen në këtë platformë zhvillimi”, thotë Braçe.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.