LIMA – Peruja shkatërron 25 000 hektarë plantacione me bimë narkotike

LIMA, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Autoritetet peruane njoftuan sot se kishin shkatërruar më shumë se 25 000 hektarë me bimë narkotike (Erythroxylon coca), e mbjellë ilegalisht në luginat ku operojnë trafikantët e drogës.

Kulturat e paligjshme ishin mbjellë në luginën Huallaga dhe në një rrip të xhunglës që përfshin rajonet Ayacucho, Huancavelica, Cuzco dhe Junin.

“Dëshiroj të përshëndes policinë, ushtarakët dhe punonjësit e Projektit social për kontrollin dhe reduktimin e kulturave të paligjshme, të cilët me punën e tyre, sakrificat dhe heroizmin e tyre kanë tejkaluar objektivat”, deklaroi ministri i Brendshëm peruan, Carlos Moran.

Peruja është, së bashku me Kolumbinë dhe Bolivinë, një prej prodhueseve më të mëdha botërore të kokainës, sipas OKB-së./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.