Laç, vendoset shembja e 7 pallateve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Këshilli bashkiak i Kurbinit ka miratuar shembjen e 7 pallateve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas verifikimeve nga specialistët, pallatet janë shpallur si të pabanueshëm dhe të pariparueshëm.

Kryetarja e bashkisë së Kurbinit, Majlinda Shqalsi (Cara), është shprehur se, “bazuar në aktkonstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133, me adresë: lagjja nr. 4 Laç, dhe cilësimin e tyre si të pabanueshme dhe të pariparueshme, këshilli bashkiak Kurbin miratoi sot shembjen e këtyre godinave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i datës 26 nëntor”.

Kryebashkiakja Cara theksoi se, “ky vendim është hapi i parë që merret në kuadër të procesit të rindërtimit të blloqeve të banimit”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.