ITALI – UNICEF: Një në katër fëmijë është “i padukshëm”

ROMË, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ Në botë ka ende 166 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç, thënë ndryshe një në katër fëmijë, që nuk janë regjistruar pasi janë lindur, megjithatë është e vërtetë edhe që, në nivel global, është rritur me 20 %, përqindja e fëmijëve zyrtarisht të regjistruar.

Hapa të mëdha janë bërë sidomos në Bangladesh, Indi dhe Nepal, ndërsa në fund për përparimet e bëra janë Etiopia, Zambia dhe Çadi.

“Një fëmijë që nuk regjistrohet, kur lindet, është ‘i padukshëm’, nuk ekziston për qeverinë ose ligjin. Pa prova që vërtetojnë identitetin, shpesh fëmijët përjashtohen nga shkollimi, kujdesi mjekësor apo shërbime të tjera jetësore dhe janë më të prekshëm nga shfrytëzimi dhe abuzimi”, deklaroi Henrietta Fore, drejtoresha e UNICEF./ /ervo/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.