ITALI – Për herë të parë një femër në krye të Gjykatës Kushtetuese

ROMË, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ Marta Cartabia, profesoresha 56-vjeçare e drejtësisë, u zgjodh sot presidentja e parë femër e Gjykatës Kushtetuese italiane.

“Akulli u thye”, deklaroi Cartabia për agjencinë italiane të lajmeve ANSA. “Kam nderin të jem e para femër në krye të Gjykatës Kushtetuese”.

Sipas gjykatës, presidentja e re u zgjodh nga kolegët e saj. Pesëmbëdhjetë gjyqtarë morën pjesë në votim, dhe 14 e mbështetën atë. Cartabia ishte votuesja e 15-të dhe abstenoi.

Ajo njihet si katolike dhe eksperte në ligjin e BE-së. Cartabia do të ruajë pozicionin e saj deri në shtator të vitit 2020, kur mandati i saj nëntëvjeçar si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të përfundojë. / /sara/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.