Hajdari takim me Palmer: Përpjekjet e ripërtërira të Shteteve të Bashkuara në rajon, të rëndësishme për integrimin

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH – I. Vata/ Kryetarja e grupit parlamentar të opozitës, Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim me zv.ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

Hajdari shprehet se ka diskutuar me zyrtarin e lartë amerikan mbi Kryesinë e ardhshme të Shqipërisë në OSBE në vitin 2020 dhe zhvillimet e fundit në Bankën Botërore.

“Përpjekjet e ripërtërira të Shteteve të Bashkuara në rajon janë të rëndësishme për t’i mbajtur të gjitha vendet në rrugën e duhur, për të na afruar në integrimet europiane”, shprehet ajo. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.