TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/- Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, deklaroi sot se “ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend”.
I pyetur nga mediet lidhur me deklaratat e Kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dovrani, zëdhënësi i Presidentit Blushi tha se “nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik”.
“Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë”, tha Blushi./k.s/