BOSNJE – Mbyllet “Xhungla”, 800 migrantë transferohen në Sarajevë

SARAJEVË, 11 dhjetor /ATSH-AFP/ – Autoritetet boshnjake kanë mbyllur sot një kamp refugjatësh pranë kufirit me Kroacinë, ku komuniteti ndërkombëtar kishte denoncuar kushtet e këqija të jetesës duke transferuar qindra migrantë në Sarajevë, sipas një burimi policor.

Ky kamp, i hapur në qershor pranë Bihacut, në veriperëndim të Bosnjes, mbi një ish-vend ku hidheshin mbeturinat dhe pranë një terreni të minuar gjatë luftës së viteve 1990, ishte quajtur “Xhungla” sepse i mungonte infrastruktura më themelore.

Migrantët jetonin aty në tenda pa ujë dhe energji elektrike.

“Në total, 770 persona janë transferuar drejt Sarajevës në bordin e 15 automjeteve”, deklaroi Ale Siljdedic, zëdhënës i policisë të Bihac.

Kampi ishte kritikuar veçanërisht nga Brukseli që financon funksionimin e disa qendrave të migrantëve të menaxhuara në Bosnje nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (OIM)./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.