Ambasadori Perpelea: Rumania do t’ju qëndrojë gjithnjë pranë

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/- “Nuk kishte nevojë që t’u vinte një kërkesë zyrtare nga ana e qeverisë shqiptare për ngjarjen e rëndë të tërmetit të 26 Nëntorit që preku vendin tonë. Sapo mësuan lajmin, trupa e kërkim shpëtimit rumun mbërritën në momentin e vështirë që po kalonte Shqipëria”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama, në takimin me ambasadorët e akredituar në vendin tonë, që u zhvillua mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave, ku ftoi ambasadorin e Republikës së Rumanisë, për të marrë medaljen dedikuar angazhimit të ekipit rumun të kërkim shpëtimit, që siç u shpreh Kryeministri, “me një mirënjohje të madhe pasi trupat rumune u shfaqën në ndihmë përpara se ne të nisnim t’i kërkonim”.

Ambasadori rumun në Shqipëri, Mircea Perpelea tha se  “dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim për popullin shqiptar për qeverinë e Shqipërisë dhe dua t’ju them se Rumania do t’ju qëndrojë gjithnjë pranë”- tha ai. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.